Gallup Internacional: Kosova, vendi më i sigurt në Evropë

by Nexhat

Kosova është radhitur vendi më i sigurt në Evropë. Në Indeksin e Gallup Internacional, nga 100 pikë, Kosova ka arritur 94, duke u pozicionuar e treta në nivel global. Ky vlerësim e vendos Kosovën para shteteve të njohura për nivelin e lartë të sigurisë, si Islanda, Norvegjia, Austria dhe Zvicra.

Sipas raportit, 89% të qytetarëve të Kosovës shprehen se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në zonat ku jetojnë, përqindje që e vendos Kosovën në mesin e vendeve me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë në Evropë dhe botë. 

banner

Policia e Kosovës thekson se këto rezultate pozitive janë fryt i përkushtimit të vazhdueshëm në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

 “Renditja e Republikës së Kosovës në raportin kredibil të Gallup International, që e rëndit Kosovën të parën jo vetëm në rajon por në Evropë dhe të tretën në botë, padyshim që është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për institucionet e vendit por edhe për qytetarët në përgjithësi. Ky vlerësim është dëshmi se qytetarët tanë ndihen të sigurtë, kanë besim tek institucionet dhe me theks të veçantë tek Policia e Kosovës si përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike në mbarë vendin”, tha Jeta Tela-Shema, këshilltare e Lartë Politike në MPB.

Një tregues tjetër i rëndësishëm është se 89% e qytetarëve të Kosovës ndihen të sigurt duke ecur vetëm gjatë natës në zonën ku jetojnë, një nga përqindjet më të larta në botë dhe në Evropë. Ky rezultat pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët dhe mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë.

“Në këtë renditje besoj që janë disa faktorë që e kanë vënë në një pozitë të tillë. Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm patjetër që është edhe profesionalizmi i vet Policisë së Kosovës dhe përkushtimi i secilit zyrtar që shërben në Policinë e Kosovës në gjithë territorin e vendit për të luftuar grupet kriminale dhe krimin në përgjithësi”, tha Jeta Tela-Shema.  

Ky përmirësim i renditjes së Kosovës në raportet ndërkombëtare tregon një progres të rëndësishëm në forcimin e sigurisë publike dhe besimit të qytetarëve në institucionet e rendit. Ministria e Punëve të brendshme vazhdon të ofrojë mbështetjen e policisë, trajnime të specializuara dhe investimet në pajisje të moderne.

Ndërkohë, bazuar në raportin e Gallup Internacional. Shqipëria ka një rezultat më të ulët në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, me 80 pikë, duke u radhitur e dyta nga fundi në Ballkan, pas Maqedonisë së Veriut me 77 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy