Izrael – Palestinë, çfarë është zgjidhja me dy shtete?

by Nexhat

Franca, Belgjika, Luksemburgu, Malta dhe Monako njoftuan njohjen e shteti tpalestinez gjatë samitit të së dielës për zgjidhjen me dy shtete në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ato iu bashkuan Britanisë, Francës, Kanadasë dhe Australisë, të cilat e formalizuan njohjen e shtetësisë të dielën.

Por çfarë është zgjidhja me dy shtete?

banner

Një kornizë e vjetër disa dekadëshe, ajo synonte ta zgjidhte mosmarrëveshjen tokësore izraelito-palestineze duke krijuar Palestinën si një shtet sovran, përfshirë Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e saj, ndërsa Izraeli do ta kishte Jerusalemin Perëndimor si kryeqytetin e tij, shkruan CNN.

Pavarësisht miratimit nga shumica e vendeve, zbatimi i kësaj kornize, e cila u propozua për herë të parë nga Komisioni Britanik Peel në vitin 1937, mbetet i vështirë.

Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor e komplikojnë përcaktimin e kufijve të ardhshëm. Ato konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e përforcoi këtë përkufizim në vitin 2016 me rezolutën 2334 të Këshillit të Sigurimit, e cila deklaroi se vendbanimet hebraike në territorin e pushtuar janë “shkelje flagrante” e ligjit ndërkombëtar dhe nuk kanë “asnjë vlefshmëri ligjore”.

Për më tepër, kërkesat e sigurisë së Izraelit, çështjet e të drejtës së kthimit të refugjatëve palestinezë dhe njohja e ndërsjellë nga kundërshtarët, të përforcuara nga opozita e Izraelit dhe administrata aktuale amerikane – e bëjnë kornizën të vështirë për t’u pranuar.

Situatën e komplikon edhe më tej qeveria aktuale izraelite, e udhëhequr nga Benjamin Netanyahu, e cila paralajmëron se çdo njohje e shtetit palestinez do të çojë në hakmarrje.

Izraeli tashmë ka miratuar plane për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor palestinez, duke minuar perspektivat e ardhshme për një shtet palestinez.

Në fillim të këtij muaji, një zyrtar i lartë i administratës Trump, Morgan Ortagus, i tha OKB-së në një fjalim se SHBA e kundërshton “Deklaratën e New Yorkut” – e cila mbështeste krijimin e një shteti palestinez pranë Izraelit.

“Deklarata që kjo rezolutë mbështet është thjesht një shembull tjetër i mendësisë së ngurtë që ka çuar në dështim pas dështimi në negociatat për paqen në Lindjen e Mesme për dekada, por mbetet e pranishme në korridoret e Kombeve të Bashkuara dhe mes shumë prej anëtarëve të saj”, tha ai.

Në total, 142 vende votuan për deklaratën këtë muaj, duke ritheksuar qëndrimin e njohur në favor të dy shteteve. Vetëm Izraeli, SHBA-ja dhe tetë vende të tjera votuan kundër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy