KFOR nderon rreshterin turk që humbi jetën në krye të detyrës në Kosovë

by engel

Një ceremoni solemne u mbajt dje në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, për të nderuar rreshterin e Parë Hüseyin Kutlu nga Turqia, i cili humbi jetën gjatë përpjekjes për të çaktivizuar një mjet shpërthyes në Kosovë.

Në prani të përfaqësuesve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në misionin e udhëhequr nga NATO, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, vlerësoi guximin dhe sakrificën e rreshterit Kutlu.
“Përkushtimi i tij vazhdon të frymëzojë personelin e KFOR-it në misionin e tyre për të siguruar siguri dhe stabilitet në Kosovë,” tha Barduani gjatë fjalës së tij.

banner

Në një postim zyrtar në Facebook, KFOR theksoi se nderimi i të rënëve është një thirrje për të vazhduar misionin e tyre drejt paqes dhe unitetit mes të gjitha komuniteteve në Kosovë. Shembulli i rreshterit Kutlu u cilësua si dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit që karakterizon trupat ndërkombëtare në terren.

Rreshteri Hüseyin Kutlu ishte pjesë e kontingjentit turk në KFOR dhe kishte një rol të specializuar në çaktivizimin e mjeteve shpërthyese. Humbja e tij ka ngjallur reagime të ndjera në komunitetin ndërkombëtar dhe është përkujtuar si një akt i lartë heroizmi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy