Presidenti Abbas në OKB: Kërkon armëpushim të përhershëm, dorëzim të armëve nga Hamasi dhe njohje të shtetit palestinez

by informim peje

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas përmes një lidhjeje me Asamblenë e OKB-së Bashkuara bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm.

Abbas tha se duhet të sigurojmë akses humanitar përmes Kombeve të Bashkuara dhe UNRWA-s.

banner

“E di që duhet të garantojmë lirimin e pengjeve, të gjithë pengjeve dhe të burgosurve”, u shpreh ai.

Abbasi thotë se shteti i Palestinës është i vetmi entitet i kualifikuar për të marrë përgjegjësi të plotë për qeverisjen dhe sigurinë në Gaza.

Hamasi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisje”, tha ai në OKB duke shtuar se Hamasi dhe fraksionet e tjera duhet t’ia dorëzojnë armët Autoritetit Palestinez.

“Ajo që duam është një shtet i bashkuar pa armë, tha presidenti i Palestinës.

Më tej ai shtoi se “ne dëshirojmë një shtet modern dhe demokratik të bazuar në sundimin e ligjit, pluralizmin, ndarjen e pushtetit, barazinë, drejtësinë dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve”.

Abbasi përgëzoi vendet që e kanë njohur shtetin e Palestinës dhe u ka bërë thirrje atyre që nuk e kanë bërë ende këtë të ndjekin shembullin.

“Ne kërkojmë mbështetjen tuaj në mënyrë që Palestina të bëhet anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara”, thotë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy