Pritje në rezidencën italiane me rastin e largimit të Barduanit, përveç Ambasadorëve të QUINT i ftuar edhe Kurti

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në darkën lamtumirëse për gjeneral majorin Enrico Barduani, që po e përfundon misionin e tij si komandant i KFOR’it. Aty ishin të pranishëm edhe ambasadorë të QUINT’it.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në darkën lamtumirëse të mbajtur në rezidencën italiane me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.”

banner

Kurti e ka falënderuar Barduanin për bashkëpunimin dhe i ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e tij.

“Kryeministri Kurti falënderoi Gjeneral Majorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për siguri dhe paqe. Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin e përkushtimin e tij si komandant i KFOR-it, kryeministri i uroi suksese në detyrat e tij të radhës.”

Darka u mbajt në rezidencën italiane.

Në krye të KFOR’it do të vjen gjeneral majori turk Ozkan Ulutash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy