PZAP gjobit PDK-në dhe LDK-në për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

by informim peje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për shkelje të rregullave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale.

Gjobë për PDK-në pas ankesës së Vetëvendosjes

banner

Lëvizja Vetëvendosje kishte paraqitur një ankesë ndaj PDK-së, duke u ankuar për gjuhën e përdorur nga kandidati i saj për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, në një tubim me qytetarë më 19 shtator 2025.

Në tubim, Lushtaku citohet të ketë thënë:

“Qeveri më të poshtër, një Qeveri më mashtruese, Qeveri më antikombëtare nuk besoj që ka me pasë Kosova.”

Ky fjalim ishte shpërndarë edhe në rrjete sociale.

PDK reagoi duke thënë se deklaratat e Lushtakut ishin kritikë politike ndaj institucioneve, jo ndaj individëve, dhe si të tilla përbëjnë shprehje të lirë të mendimit në një sistem demokratik.

Megjithatë, PZAP vlerësoi se gjuha e përdorur nga Lushtaku përbënte shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke theksuar:

“Kandidati Sami Lushtaku ka përdorur gjuhë fyese, nxitëse dhe urrejtëse, gjë që përbën shkelje të rregullave zgjedhore në Kosovë.”

Për këtë shkelje, PDK është gjobitur me 5,500 euro.

Gjobë për LDK-në pas ankesës së PDK-së

Ndërkohë, më 21 shtator 2025, PDK kishte paraqitur një ankesë në PZAP kundër LDK-së, për shkak të një videoje të publikuar nga kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Në videon e titulluar “Ekskluzive! Sonte në orën 20:00 në T7”, Rama paraqitet në zyrën e tij në Komunën e Prishtinës, duke prezantuar programin e tij zgjedhor – gjë që, sipas PDK-së, përbën përdorim të pasurive publike për qëllime të fushatës.

LDK nuk ka komentuar mbi këtë ankesë, por PZAP ka vendosur që:

Të gjobisë LDK-në me 2,500 euro

Të urdhërojë largimin e videos nga rrjetet sociale

Në vendimin e tij, PZAP thekson:

“Z. Përparim Rama ka shfrytëzuar hapësirat e brendshme të Komunës së Prishtinës gjatë fushatës zgjedhore me qëllim të përfitimit të votave, duke shkelur nenin 36, paragrafi 1 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2024.”

Të dyja partitë, PDK dhe LDK, u gjobitën për shkelje të Kodit të Mirësjelljes së Subjekteve Politike, përkatësisht me: PDK – 5,500 € dhe LDK – 2,500 €.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy