Rrahmani rikthehet titullar te Napoli për derbin ndaj Milanit

by Nexhat

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën e radhës me skuadrën e Napolit.

Sipas medieve italiane, mbrojtësi kosovar pritet të rikthehet titullar në derbin kundër Milanit, që zhvillohet të dielën mbrëma në “San Siro”, në kuadër të javës së pestë të Serie A.

banner

Rrahmani kishte munguar në tri ndeshjet e fundit të Napolit, për shkak të një lëndimi të pësuar në përballjen Zvicër – Kosovë, në kualifikimet për Botërorin 2026.

Ai tashmë është rikuperuar plotësisht dhe ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen e fituar ndaj Pisas, por nuk u aktivizua nga trajneri Antonio Conte.

Mbrojtësi nuk ka luajtur as në sfidat kundër Fiorentinës dhe Pisas në kampionat, si dhe ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Napoli është aktualisht lider në Serie A, me katër fitore në po aq ndeshje, tri pikë përpara Milanit, rivalit të së dielës ku pritet rikthimi në fushë i Rrahmanit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy