Kreu aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, njëheri edhe kandidat i LDK-së edhe për një mandat për të parin e këtij qyteti, sonte është ndalur në Topliqan në kuandër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit,
Aty, i pari i LDK-së për Komunën e Lipjanit është pritur nga një numër i madh i banorëve të këtij fshati, ku z. Ahmeti ka shpalosur programin qeverisës për katër vitet e ardhëshme si kryetar që pret të konfirmohet me 12 tetor
“Sonte energjia dhe entuziazmi i qytetarëve dhe të rinjve në Topliqan treguan qartë se Lipjani do të vazhdoj progresin”
Programi i LDK-së dhe i z. Ahmeti si kryetar për katër vitet e ardhshme është një plan i matshëm, i bazuar në llogaritje të sakta buxhetore, që garanton investime konkrete dhe ndryshime të prekshme për çdo qytetar, ka thënë para të pranishmëve të shumtë z. Ahmeti
Faleminderit Topliqan!
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!, ka lënë mesazhin e tij kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit edhe për një mandat tjetër, z. Imri Ahmeti

