Ambasada gjermane për rastin `Banjska`: E papranueshme pandëshkueshmëria

by Nexhat

Ambasada Gjermane në Kosovë e ka quajtur të papranueshme pandëshkueshmërinë e autorëve të Banjskës.

Ambasada ka thënë se janë bërë dy vjet nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë megjithatë, Milan Radojçiq i cili e ka pranuar që ishte udhëheqës i këtij grupi, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.

banner

“Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi. Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme”, ka shkruar ambasada.

Sipas saj, është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy