Analisti Burimi: Nuk mund të pritet kurrë nga Serbia që ta ekstradojë Milan Radoiçiqin

by Nexhat

Analisti Genc Burimi ka thënë se nuk mund të pritet nga Serbia që të ekstradojë Milan Radoiçiqin, të kërkuarin e Kosovës për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Burimi ka pohuar se në takimin që pati presidenti serb Aleksandar Vuçiq me senatorin amerikan Marco Rubio, këtij të fundit i është kërkuar që Serbia të mos destabilizojë situatën në Ballkanin Perëndimor.

banner

“Po u kthye në Kosovë, nëse Kosova arrin ta arrestojë Milan Radoiçiqin, është fantastike. Por nuk mund të pritet kurrë nga Serbia që ta ekstradojë. Duhet ta kuptoni që Serbia e konsideron veten në luftë me Kosovën. Sot u thirr Vuçiq nga Rubio, ndonëse mediat serbe e paraqesin si triumf takimin me të,” tha Burimi.

“Në atë takim, Vuçiqit i janë dhënë dy paralajmërime: që të mos trazojë situatën as në Bosnje e Hercegovinë dhe as në Kosovë, sepse presidenti amerikan Donald Trump më nuk toleron rrëmujë,” shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy