Barcelonës i duhet ende të presë për rikthimin në “Camp Nou”

by Nexhat

Barcelona të dielën nuk do të kthehet në “Camp Nou”, pasi Këshillk komunal refuzoi t’i japë klubit lejen për rihapjen e stadiumit.

Gjigantët katalanas po përpiqen të rikthehen në “Spotify Camp Nou” me një kapacitet prej 27 mijë vendesh, ndërkohë që vazhdojnë punimet e rinovimit në shtëpinë e tyre.

banner

Presidenti Joan Laporta dhe Nënkryetarja Institucionale Elena Fort kishin shprehur shpresat e tyre për marrjen e licencës që klubi ka nevojë për të hapur sërish stadiumin të martën, por ato shpresa dolën të kota, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve të Sport, Këshilli nuk ua ka dhënë atë leje për arsye sigurie. Pas konfirmimit nga Këshilli se stadiumi nuk mund të hapej, Barcelona njoftoi se ndeshja e radhës do të zhvillohet në “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Montjuïc. Blaugranat do të përballen me Real Sociedadin të dielën në mbrëmje si vendas, ndërsa UEFA tashmë kishte konfirmuar që edhe ndeshja e Ligës së Kampionëve më 1 tetor kundër Paris Saint-Germain do të luhet aty.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy