KE: Shqipëria mund të përfitojë deri në 1 miliard euro fonde nga BE

by Nexhat

Shqipëria ka mundësi të përfitojë deri në 1 miliard euro fonde nga Bashkimi Evropian në kuadër të procesit të integrimit dhe për realizimin e reformave të planifikuara deri në vitin 2027.

Këtë e bëri të ditur Sigrid Brettel, përfaqësuese e Komisionit Evropian, gjatë një takimi që u zhvillua sot në Tiranë, për vlerësimin e menaxhimit të fondeve të marra deri tani nga “Plani i rritjes”.

banner

“Shqipëria ka përfituar tashmë një pagesë të parë prej 64,5 milionë euro, ndërsa fondet e mbetura do të vijojnë të disbursohen nëse plotësohen hapat e nevojshëm për zbatimin e reformave”, tha ajo. Brettel theksoi se ky proces është një mbështetje për reformat ambicioze të vendit dhe shprehje e aftësisë së Shqipërisë për të menaxhuar me sukses fonde evropiane edhe më komplekse në të ardhmen, si anëtare e Bashkimit Evropian.

Komiteti i Monitorimit të Planit të Rritjes u zhvillua në Tiranë nën drejtimin e SASPAC, institucionit përgjegjës për shpërndarjen e fondeve të BE-së në vend.

Drejtuesja e SASPAC, Eridana Çano, nënvizoi se Plani i Rritjes ka për qëllim përshpejtimin e reformave, forcimin e ekonomisë, digjitalizimin e shoqërisë, përmirësimin e sistemit energjetik dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke garantuar që çdo euro e shpenzuar të lidhet me rezultate të matshme.

Gjatë diskutimeve u theksua progresi i reformave në fusha të ndryshme dhe u bë me dije se Komisioni Evropian do të publikojë së shpejti raportin e vlerësimit për arritjet e Shqipërisë deri më tani dhe rekomandimet për hapat e ardhshëm.

Ky proces mbetet një mundësi kyçe për zhvillimin ekonomik dhe institucional të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy