Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot paksa më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 27 apo 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e enjtja sjellë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta, ndërsa priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, më pak në Maqedoni. Reshjet ende nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

banner

E Premtja po ashtu me mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të zhvillohen dhe kushtëzojnë reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme.

Edhe fundjava vjen me mot të ndryshueshëm, vranësira e vende-vende me intervale kohore me diell. Herë pas here, vende-vende priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme sidomos të dielën./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy