Muhaxheri i bindur: Fitoj pa balotazh, Taulant Kelmendi dhe Ali Berisha garën e kanë për vend të dytë

by Nexhat

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, njëherësh kandidat edhe për një mandat në këtë komunë, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se do të fitojë në zgjedhjet e 12 tetorit pa balotazh, duke theksuar se Taulant Kelmendi nga LVV dhe Ali Berisha nga AAK garojnë për vendin e dytë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje në Pejë është derivat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

banner

“Krejt garën janë duke e zhvillu qysh me çu kryetarin në balotazh. Me asnjërin nuk do mbes në balotazh, besoj që do fitojë pa balotazh.  AAK dhe LVV kanë me bashkëpunu dhe e kanë bashkëpunimin e ngushtë”, tha Muhaxheri.

Sa i përket pjesëmarrjes në debate, Muhaxheri tha se nuk merr pjesë pasi kundër kandidatët nuk kanë çfarë të ofrojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy