Një tjetër Erion në bankën e të pandehurve – Kryebashkiaku i Kolonjës akuzohet për shkelje në tendera

by informim peje

Pas hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një tjetër emër i njohur në pushtetin vendor përballet me drejtësinë. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, i cili është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Isai akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike”, një vepër penale që lidhet me procedurat e dyshuara të parregullta në dhënien e kontratave publike në territorin e bashkisë Kolonjë.

banner

Ai është paraqitur në ambientet e SPAK mëngjesin e 15 janarit 2025, ku refuzoi të zbardhte për mediat arsyen e pranisë së tij. I pyetur nga gazetarët, Isai reagoi shkurtimisht: “Kur të dal, nuk e di.”

Nuk është hera e parë që kreu i bashkisë Kolonjë është thirrur për t’u marrë në pyetje. Ai ka dhënë deklarime përpara prokurorëve të posaçëm edhe më 30 maj 2023, ku u qëndrua për afro tre orë në zyrat e SPAK.

Deri më tani, vetë Isai nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me akuzat, ndërsa pritet që Prokuroria të bëjë publike më shumë detaje për procedurat që po ndiqen ndaj tij.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të pushtetit lokal dhe qendror, në kuadër të luftës kundër abuzimeve me fondet publike dhe korrupsionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy