Osmani: Rënia e Afrim Bunjakut na kujton se liria kërkon sakrificë, asnjë sulm nga Serbia s’e ndal të vërtetën se Kosova është sovrane

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ka kujtuar vrasjen e policit Afrim Bunjaku, për të cilin tha se ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Osmani tha se ngjarja e shtatorit të para dy viteve kujton se liria kërkon sakrificë, por shtoi se asnjë sulm nga Serbia s’e “ndal të vërtetën” që Kosova është shtet sovran dhe i lirë.

banner

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy