‘Ruben Amorim i ka ditët e numëruar në Man United’

by Nexhat

Pavarësisht fitores kundër Chelseat në fundjavë, në Angli ka shumë dyshime për të ardhmen e Ruben Amorimit te Manchester United.

Ish-portieri i “Djajve të Kuq”, Ben Foster, në një podcast të tij u shpreh se trajneri portugez nuk pritet ta përfundojë sezonin në “Old Trafford”.

banner

“Ai ndoshta ka vetëm disa muaj. Do të kalojë një seri të keqe dhe ata do t’i thonë, kaq ishte, qartësisht nuk po funksionon”, tha Foster.

Ai shtoi se nuk sheh asnjë përmirësim në lojën e ekipit dhe propozoi një alternativë: Oliver Glasner, trajneri i Crystal Palace, i cili ka vetëm nëntë muaj kontratë.

Sipas tij, pavarësisht mungesave të rëndësishme, Glasner ka bërë një punë të shkëlqyer, duke e mbajtur Palace në vendin e pestë të Premier League.

Ruben Amorim mbërriti te Manchester United në nëntor të vitit të kaluar, por nuk arriti të kualifikojë ekipin në garat evropiane, duke e mbyllur sezonin në vendin e 14-të – rezultati më i dobët në historinë e Premier League për United.

Edhe sezoni i ri ka nisur me shumë vështirësi. “Djajtë e Kuq” u eliminuan herët nga Kupa e Ligës nga Grimsby, ndërsa në kampionat kanë pësuar dy humbje, një barazim dhe vetëm një fitore dramatike ndaj Burnleyt në minutën e 97-të.

Fitorja më e fundit ndaj Chelseat erdhi pas përjashtimit të portierit Robert Sanchez që në minutën e pestë, duke i dhënë United një avantazh të madh numerik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy