Begaj dhe Spiropali në takim me Grenellin: Rikonfirmuam aleancën e palëkundur me SHBA-në

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilluan të enjten një takim në Nju-Jork me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Uashington D.C.

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në të merrnin pjesë edhe ministrat e jashtëm të rajonit.

banner

Spiropali nënvizoi se “fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”.

Ndër të tjera, Spiropali bëri të ditur se përgjatë takimit u rikonfirmua aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, si objektivi jonë kryesor strategjik.

Presidenti Begaj dhe ministrja Spiropali ndodhen në Nju-Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e dypalëshe, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut. /atsh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy