Erion Veliaj ndjek “live” nga qelia Ramën duke e shkarkuar?

by Nexhat

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili nën urdhrin e kryeministrit Edi Rama votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, pritet që edhe sot Këshilli i Ministrave të miratojë zyrtarisht largimin e tij nga detyra.

Gjatë ditës së djeshme, Rama zhvilloi një sërë takimesh. Në mesditë, i shoqëruar nga kandidatja për Tiranën Ogerta Manastirliu, priti në Kryeministri nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Anuela Ristanin. Më vonë, në selinë e PS-së, ai mblodhi ministrat, deputetët dhe ish-deputetët e kryeqytetit, ku mbajti një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt për mediat.

banner

Kryeministri u shpreh se “u detyrua të marrë një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn, por të domosdoshëm për të ardhmen e Tiranës”.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy gjatë transmetimit “live” të Ramës në rrjetet sociale ishte fakti se ndër ndjekësit figuronte edhe profili zyrtar i Erion Veliajt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy