Kurti në SHBA: Takime diplomatike dhe angazhim me diasporën shqiptare

by engel

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në New York, ku po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kryeministria, Kurti do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë shtetërorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

banner

Këto takime synojnë të thellojnë raportet me vendet partnere dhe të avancojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht në raport me shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Përveç angazhimeve institucionale, Kurti do të takohet edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës.

Këto takime vlerësohen si një mundësi për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të promovuar rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe diplomatik të vendit.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se pjesëmarrja në sesionin e OKB-së dhe takimet e planifikuara kanë për qëllim edhe prezantimin e potencialit ekonomik të Kosovës.

“Republika e Kosovës ofron mundësi dhe përparësi për investitorët e huaj”, thuhet në njoftim, duke nënvizuar përkushtimin e institucioneve për të krijuar një ambient të favorshëm për investime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy