Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat

by Nexhat

Gjykata kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.

banner

“Gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën e Listës Serbe. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni publik”, tha Dula për RTV21.

Më 30 shtator përfundon masa e përkohshme e Gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve  dhe çdo procedurë për formimin e qeverisë së re

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy