Leao ushtron për herë të parë me ekipin, i gatshëm për duelin me Napolin

by Nexhat

Debutimi sezonal në Serie A për Rafael Leao duket se po afrohet.

Sulmuesi portugez i Milanit në fakt ka përfunduar jashtë fushave të blerta që nga 17 gushti, para ndeshjes së parë zyrtare të trajnerit Massimiliano Allegri në bankinën “Rossonero” (në realitet ishte në tribunë sepse ishte i diskualifikuar), kur ishte titullar dhe ishte lënduar gjatë pjesës së parë, në minutën e 32-të në Coppa Italia, të fituar kundër Barit.

banner

Nga ajo kohë, stafi mjekësor milanist gjithnjë e ka shtyrë kohën e shërimit dhe të rikthimit të tij, por sot kjo ditë është afruar si asnjeherë më parë,

Për ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit, në fakt, ish-futbollisti i Lillet do të jetë në dispozicion.

Leao e kishte tërhequr muskulin në këmbën e djathtë, ndërsa tash duket se kjo i përket së kaluarës.

Përfaqësuesi portugez ka ushtruar sot me ekipin, që nënkupton se rikthimi i tij është afër, pas më shumë se një muaji jashtë fushës.

Sulmuesi i krahut pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Allegri këtë të diel, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy