Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime që lidhen me ndryshime në përbërjen e disa institucioneve qendrore.
Sipas vendimeve të marra:
Edona Bilali është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;
Silva Caka është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme;
Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
Andi Mahila është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme;
Mira Kapisyzi, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, është liruar nga kjo detyrë.
Po ashtu, me propozim të Këshillit Bashkiak, është shkarkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.