Netanyahu mbrrinë në OKB: Kundër njohjes së shtetit palestinez, takimi me Trumpin në axhendë

by engel

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbërritur në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pritet të mbajë një fjalim të ashpër kundër njohjes ndërkombëtare të një shteti palestinez.

Para nisjes nga Tel Avivi, Netanyahu deklaroi se do të “flasë të vërtetën e qytetarëve të Izraelit dhe të ushtarëve të IDF-së”, duke akuzuar disa liderë botërorë për “hipokrizi” dhe për mbështetje të një “shteti mizor” në zemër të tokës izraelite. Ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

banner

Udhëtimi i tij në SHBA zhvillohet në një moment të ndërlikuar për Izraelin, i cili përballet me kritika të forta ndërkombëtare për mënyrën si po menaxhon luftën në Gaza, tashmë në vitin e dytë.

Netanyahu pritet të kërkojë mbështetje të shtuar nga aleatët, sidomos nga Uashingtoni, për tre objektiva kryesorë: lirimin e pengjeve, shkatërrimin e Hamasit dhe zgjerimin e marrëveshjeve të paqes me vendet arabe.

Në margjinat e Asamblesë, kryeministri izraelit do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, një takim që ai e cilësoi si “strategjik” për të diskutuar mbi fitoret e arritura dhe sfidat e ardhshme.

Ndërkohë, çështja e njohjes së shtetit palestinez po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në skenën ndërkombëtare. Megjithatë, fuqitë kryesore si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Italia nuk i janë bashkuar ende kësaj nisme, duke ruajtur qëndrime të kujdesshme përballë tensioneve në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy