Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, Pajtim Kasami, ka gjetur skuadrën e re.
Ai i është bashkuar ekipit zviceran Winterthur, ku tashmë ka nisur stërvitjet ditët e fundit.
Gazeta zvicerane “Blick” raporton se mesfushori fillimisht kishte dëshirë të rikthehej te ish-klubi Sion, por trajneri Didier Tholot nuk ia dha këtë mundësi.
Pas disa ofertave gjatë verës, të cilat nuk rezultuan të përshtatshme, Kasami vendosi të nënshkruajë me Winterthurin.
Ky transferim shënon rikthimin e tij në futbollin zviceran, ku ka luajtur më parë për Luzernin, Sionin dhe FC Basel. Përveç aventurave në Serie A, Ligën Premier dhe Superligën e Greqisë, ai fitoi dy tituj kampioni dhe një Kupë me skuadrën e Olympiacos Piraeus.
Kasami ka 12 paraqitje me kombëtaren e Zvicrës, ku ka shënuar dy gola