Në fjalimin e saj në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, presidentja sllovene, Natasha Pirc theksoi se “duhet bërë gjëja e duhur dhe të ndalet gjenocidi në Gaza”.
“Ne nuk e parandaluam Holokaustin, nuk e parandaluam gjenocidin në Ruandë, nuk e parandaluam gjenocidin në Srebrenicë. Duhet ta ndalojmë gjenocidin në Gaza. Nuk ka më justifikime. Asnjë”, theksoi Presidentja Natasha Pirc Musar në fjalimin e sa.
Ne duhet ta bëjmë këtë, tha ajo, “për hir të brezave të ardhshëm, për të përmbushur përgjegjësinë tonë si njerëz dhe për t’u siguruar që jemi në anën e duhur të historisë”, tha ajo.
One of my statements at the UN 80th General Assembly:
— Nataša Pirc Musar (@nmusar) September 23, 2025
"We did not stop the Holocaust. We did not stop the genocide in Rwanda. We did not stop the genocide in Srebrenica. Now we have no excuses left; we must stop the genocide in Gaza." pic.twitter.com/scIB4RRRhW