Sllovenia ia ndalon udhëtimin Netanyahut

by Nexhat

Sllovenia ia ka ndaluar udhëtimin kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahun, një veprim që vjen pas një ndalimi kundër dy ministrave të kabinetit të ekstremit të djathtë izraelit në korrik, sipas një deklarate qeveritare.

Sipas transmetuesit kombëtar slloven Radiotelevizija Slovenija, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtm të vendit, Neva Grašič, tha se “publiku është në dijeni se po zhvillohen procedura kundër Netanyahut për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, shkruan Reuters,

banner

Ajo shtoi se “OKB-ja i ka karakterizuar veprimet izraelite në Gaza si gjenocidale”.

Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së që vitin e kaluar njohu shtetin palestinez, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe mori vendim për importet e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy