Vendim i ri i Komunës së Prishtinës: Transport publik falas për disa kategori qytetarësh

by informim peje

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa për shfrytëzimin e shërbimeve të “Trafikut Urban” disa kategori të caktuara të qytetarëve, përfshirë nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mjekët dhe mësimdhënësit.

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përjashtimi nga pagesa do të nisë nga data 1 tetor 2025 dhe do të vlejë për kategoritë si më poshtë:

banner

Kategoritë e liruara nga pagesa për Trafikun Urban janë:

1.1. Stafi shëndetësor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit;

1.2. Stafi mësimor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore;

1.3. Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe institucionet varëse të tij;

1.4. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Kryeqytetit;

1.5. Të gjithë studentët që jetojnë dhe studiojnë në Kryeqytet.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatimi praktik i tij do të fillojë nga 1 tetori 2025.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy