Ahmeti për banimin e përballueshëm: Qeveria refuzon sepse kërkon prona në qendër

by Nexhat

Imri Ahmeti, kryetari i Komunë së Lipjanit, ka thënë se ndërtimi i banesave për banimin e përballueshëm u refuzua nga Qeveria në detyrë.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se Komuna e Lipjanit i ka përmbushur të gjitha kriteret, por Qeveria Kurti, tashmë në detyrë, kërkoi që t’i jepet tokë në qendër të qytetit.

banner

Sipas Ahmetit, komuna në atë pjesë nuk ka tokë.

“E dëshmoj me e-mail dhe me përgjigje shkresën e ministrisë në të cilën të gjitha kriteret Komuna e Lipjanit i ka plotësuar, por në fakt çka ndodh, Qeveria na kërkon që ne të ofrojmë tokë vetëm në zonën e parë, ne nuk kemi tokë aty si komunë”

“Për qudi komisioni i vet kësaj ministrie na i aprovon të gjitha kriteret që i ka kërkuar dhe në fund na e kthen një e-mail vetëm nëse keni pronë në zonën e qytetit. Ne i kemi plotësuar kriteret, qeveria refuzon sepse thotë duhet ta keni midis qytetit të Lipjanit”, u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se kanë parashikuar që ndërtesat për banimin e përballueshëm t’i realizojnë në qytezën e Magurës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy