Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se dhunoi një grua

by informim peje

Një burrë është arrestuar nga Policia në Malishevë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 21 shtator 2025, ndërsa arrestimi është bërë pas identifikimit të të dyshuarit.

banner

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin zyrtar të Policisë.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e të dyshuarit apo viktimës, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet që në ditët në vijim të jepen më shumë detaje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy