Ish-mbrojtësi i Romës, Medhi Benatia, e ka krahasuar nivelin e futbollit në Francë dhe Itali, duke dhënë një vlerësim që pritet të ngjallë diskutime.
Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Benatia u shpreh se Franca mund të këtë skuadra më të forta se Italia.
“Jam i bindur se Franca mund të grumbullojë të paktën katër skuadra, të cilat janë më të mira se Italia.”
Marokeni, që njeh nga afër realitetin e të dy kampionateve, nënvizoi se futbolli francez është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe se klubet e Ligue 1 po investojnë më shumë në talente dhe infrastrukturë