CDF lanson fushatën kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje” për mbrojtjen e mjedisit

by engel

Organizata joqeveritare Community Development Fund – CDF ka lansuar sot fushatën kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje”, e cila synon ngritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe fuqizimin e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit.

Ngjarja ka mbledhur mbi 130 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave mjedisore, institucioneve dhe sektorit privat. Në hapje të aktivitetit, Ambasadori i Suedisë në Kosovë ka theksuar se ruajtja e mjedisit kërkon një partneritet të gjerë dhe afatgjatë në të gjitha nivelet e shoqërisë, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve.

banner

“Mbroje, Duaje, Mbaje është një thirrje e hapur që kujdesi për mjedisin të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë,” u tha gjatë lansimit.

Fushata realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mjedisin në Kosovë (EECSOK)”, që implementohet nga CDF dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy