“E kanë fy Hotin pse është ulë me Trumpin – Vjosa Osmani ulet me Grenellin”, Ramadani krahason nivelet diplomatike

by Nexhat

Sonte ne Pressing diskutohet për peshën e takimeve të liderëve të shtetit në SHBA, fushatën e partive në këto dy javë dhe befasitë e mundshme nëpër komuna. Në studio janë Burim Ramadani, Shkumbin Kajtazi, Zgjim Hyseni, Dibran Hoxha e Nexhmedin Spahiu.

Ramadani tha se takimi i sotëm i Presidentes Vjosa Osmani ku shihet në një tavolinë me Richard Grenellin e tregon uljen e vazhdueshme të nivelit diplomatik të Kosovës.

banner

Ai thotë se Osmani për vite me radhë e ka “fyer ish-kryeministrin Avdullah Hoti pse është ulë në një tavolinë me Donald Trump”, ndërsa sot ai thotë se Osmani shihet e ulur diku në fund në një tavolinë me Grenellin.

“Takimi i presidentes tonë me Grenellin, ajo që e tregon thelbin është ulja e vazhdueshme e nivelit të Kosovës. Paramendoni, këta njerëz, duke përfshirë edhe presidenten Osmani, për disa vjet me radhë, e kanë fy Avdullah Hotin pse është ulë me Trumpin, ndërsa presidentja Osmani ulet diku ka fundi me Grenellin”, tha Ramadani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy