Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, vizitë lamtumire në Beograd te Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe

by informim peje

Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka zhvilluar një vizitë lamtumire në Beograd ku është pritur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Milan Mojsiloviq.

Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it, të dy gjeneralët ndanë vlerësimet e tyre për situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke shqyrtuar zhvillimet gjatë vitit të fundit dhe duke riafirmuar rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për ruajtjen e stabilitetit.

banner

“Komandanti i KFOR-it e falënderoi ngrohtësisht Gjeneral Mojsiloviq për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal, duke theksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Vizita vjen në përmbyllje të mandatit të Gjeneral Barduanit si udhëheqës i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, një pozicion që ka përfshirë bashkëpunim të vazhdueshëm me aktorë rajonalë për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy