Presidentja Osmani merr pjesë në një takim jo të paralajmëruar me Richard Grenell dhe liderë ballkanikë në OKB

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një takim me Emisarin Special të ish-presidentit amerikan Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, si dhe me disa liderë të tjerë të rajonit të Ballkanit, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe nga praktika e zakonshme, Presidenca e Kosovës nuk ka njoftuar publikun për këtë takim, ndërsa arsyet e mungesës së komunikimit zyrtar mbeten të panjohura. Pjesëmarrja e presidentes Osmani u bë publike vetëm pasi në rrjetet sociale u shpërnda një fotografi ku ajo shihej mes të pranishmëve.

banner

Përveç presidentes Osmani, në takim ishin të pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marco Gjuriq, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, si dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Spiropali, e cila një ditë më parë publikoi disa fotografi nga takimi në rrjetet sociale, nuk kishte përfshirë asnjë imazh ku shfaqej presidentja e Kosovës. Në deklaratën e saj publike, ajo theksoi se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, duke rikujtuar se aleanca me SHBA-në është “e palëkundur” dhe një objektiv strategjik i politikës së jashtme të vendit.

Takimi me Grenell dhe liderët rajonalë ngre pikëpyetje mbi qasjen aktuale diplomatike të vendeve të Ballkanit në raport me aktorët ndërkombëtarë dhe pritet të komentohet më gjerësisht në ditët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy