Paris Saint-Germain e nisi mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve me një fitore të thellë 4-0 ndaj Atalantës, por sfida e radhës ndaj Barcelonës do të jetë më e vështirë, pasi kapiteni Marquinhos mungon për disa javë.
Braziliani ka qenë udhëheqësi i padiskutueshëm i mbrojtjes që nga mbërritja e trajnerit Luis Enrique, dhe mungesa e tij përbën një humbje të madhe në përpjekjet për të frenuar sulmet e katalanasve.
Për të mbuluar boshllëkun, William Pacho pritet të forcojë mbrojtjen, duke bashkëpunuar me Lucas Beraldo ose Ilya Zabarnyi