Saliba befason Realin: Zgjat kontratën me Arsenalin

by jonzefaj

William Saliba ka vendosur të zgjasë kontratën me Arsenalin, një vendim që ka ardhur si befasi për Real Madridin, sipas raportimeve të ESPN.

Qendërmbrojtësi francez, i cili ka qenë një nga pikat kyçe në mbrojtjen e “Topçinjve”, ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin londinez, duke zgjidhur përfundimisht dilemat rreth të ardhmes së tij, transmeton lajmi.net.

banner

Burime pranë Real Madridit cituara nga ESPN thonë se në kryeqytetin spanjoll nuk e prisnin këtë lëvizje, pasi Saliba shihej si një nga opsionet e mundshme për përforcimin e mbrojtjes në të ardhmen e afërt.

Arsenali ka arritur të mbajë një nga lojtarët më të vlefshëm të skuadrës, duke i dhënë një goditje indirekte edhe ambicieve të Realit në merkato.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy