“Skandal! Mban lidhje me grupet e trafikut të drogës në Aruba”, Berisha: Rama të japë dorëheqjen! Charteri u nis nga Tirana dhe…

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ngriti sërish në fokus denoncimin e djeshëm mbi çështjen e Arubës.

Ai tha se Rama dhe ministrat të tij janë të lidhur me grupe kriminale të trafikut të drogës.

banner

“Në Arubas, aty e kanë vendin bosët e drogës. Mjaft zëra janë se delegacionin e ka kryesuar Edi Rama. Në charter thuhet se kanë qenë ministra. Agjencitë i dinë se kush janë. Ne do t’i bëjmë publike. Rama duhet të japë dorëheqje, si person i rrezikshëm, bashkëpunëtor i organizatave të narkotrafikut. Charteri u nis nga Tirana. Do ju informoj juve, duke falënderuar gazetarin italian dhe antimafian italiane që ka bërë të mundur regjistrimet e këtij takimi. Ne po hetojmë dhe çdo informacion që të mbledhin, do e paraqesim para jush, para shqiptarëve dhe botës. S’ka akt me flagrant! Sot janë dy persona në drejtim që takohen me kartelet e drogës, Maduro i Venezuelës dhe Rama duro i Tiranës. I kërkoj mediave që të mos censurojnë këtë skandal të përmasave botërore.”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy