Zbardhen prapaskenat e largimit të Pllashnikut – akuza ndaj drejtorit të emëruar nga Vetëvendosje

by informim peje

Agim Pllashniku, qytetari që pati denoncuar publikisht ndarjen e granteve në vlerë afër 250 mijë euro për familjarë të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka folur për herë të parë pas largimit të tij nga puna, në një intervistë për Kosova Live.

Pllashniku ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtorit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka, duke e akuzuar për presion ideologjik dhe fetar ndaj punonjësve të institucionit. Sipas tij, drejtori Mujka ka ushtruar presion ndaj stafit, duke i kushtëzuar me veshje fetare si shamia dhe me pjesëmarrje të rregullt në xhami.

banner

“Kontrata ime u ndërpre me efekt të menjëhershëm, pa asnjë paralajmërim apo arsye ligjore. E konsideroj këtë si një hakmarrje të pastër politike për shkak të kritikave që kam bërë ndaj zyrtarëve të Vetëvendosjes”, tha Pllashniku.

Ai pretendon se largimi i tij është pjesë e një klime frikësimi ndaj punonjësve që guxojnë të flasin kundër qeverisë apo lidhjeve të saj me raste të korrupsionit dhe nepotizmit.

Ndërkohë, drejtori i “Ibër Lepenci”-t, Faruk Mujka, nuk ka reaguar ende publikisht ndaj këtyre akuzave. Nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Ministria e Ekonomisë apo organet mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike në lidhje me këtë rast.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy