Billborde me thirrjen “Liri për Çlirimtarët” shfaqen në rrugët e Tiranës

by engel

Në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës janë vendosur billborde me mbishkrimin “Liri për Çlirimtarët”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në to shfaqen fotografitë e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

banner

Billbordet janë vendosur në pika të ndryshme të kryeqytetit shqiptar dhe kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve, duke sjellë në fokus çështjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Pamjet e këtyre billbordeve janë publikuar nga Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy