Borussia Dortmund duket se ka rigjetur formën, teksa ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Bundesligë. Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Mainz-it, falë golave të Svenson dhe Adeyemit.
Me këtë sukses, Dortmundi ngjitet në vendin e dytë në renditje, duke qenë vetëm dy pikë larg liderit aktual, Bayern Munich.
Ndërkohë, Bayer Leverkusen është rikthyer te fitorja pas barazimit në javën e kaluar. “Aspirinat” fituan me rezultatin 2-1 në fushën e St. Paulit, duke ruajtur kontaktin me kreun e tabelës.
Në ndeshjet e tjera të javës:
Heidenheim mposhti Augsburgun me shifrat 2-1
RB Leipzig fitoi minimalisht 1-0 ndaj Wolfsburgut
Bundesliga vazhdon të ofrojë rivalitet të fortë në krye të tabelës, me disa ekipe që luftojnë ngushtë për vendet e para.