Familja e ish-policit Arbnor Spahiu ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij nga autoritetet serbe dhe ka paralajmëruar një protestë paqësore më 30 shtator në Prishtinë.
Ata kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për të ngritur zërin dhe për të rritur presionin ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në funksion të lirimit të Spahiut.
Arbnor Spahiu u arrestua më 7 qershor 2025 nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Horgoshit, teksa po udhëtonte me familjen drejt Kosovës me autobus.
Ai po akuzohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë” në lidhje me ngjarjet e armatosura në fshatin Banjskë në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
