Gjesti falënderon të gjithë për mbështetjen, njofton zyrtarisht mbi ceremoninë e vëllait të tij

by jonzefaj

Në llogarinë zyrtare të reperit të njohur shqiptar, Besart Kelmendi – Gjesti, është publikuar një reagim zyrtar nga ekipi i tij menaxhues, pas lajmit të rëndë për vdekjen e vëllait të tij, Eldion Kelmendi.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit)”, thuhet në reagimin e publikuar në Instagram.

banner

Kujtojmë se Eldion Kelmendi humbi jetën tragjikisht të premten në një aksident trafiku në Pejë, ku motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një veturë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka prekur thellë komunitetin artistik shqiptar, duke marrë shumë reagime ngushëlluese për familjen Kelmendi.

Policia e Kosovës ndërkohë përmes një komunikate për media dha detaje më të detajuara mbi rastin tragjik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy