Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ndarë një mesazh përmes rrjetit social Facebook, pas një vizite në lagjen “Jeta e Re”, ku është pritur nga qytetarët me mbështetje dhe entuziazëm.
“Sonte në Jetën e Re, në mesin e qytetarëve që çdo herë na presin me mbështetje dhe besnikëri”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij, duke shtuar se përkushtimi dhe puna konkrete po japin rezultate të dukshme.
Ai theksoi se projektet e mëdha janë të mundshme kur ekziston vullnet dhe angazhim i vazhdueshëm institucional. Sipas tij, përkrahja e qytetarëve është një tregues i qartë se drejtimi i deritanishëm është duke dhënë frytet e veta.
“Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, përmbylli Ahmeti postimin e tij, duke lënë të kuptohet se projektet zhvillimore për komunën do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet.
Kryetari Ahmeti është aktiv në takime me banorët në zona të ndryshme të komunës, duke prezantuar punët e kryera dhe dëgjuar kërkesat e qytetarëve.