Juventusi dhe Atalanta u përballën në një ndeshje të vlefshme për javën e 5-të të Serie A, e cila përfundoi me barazimin 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bergamaskëve, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 45’+1’, falë një goli të Sulemanës pas një aksioni të organizuar nga mesfusha.
Bardhezinjtë arritën të rikthenin baraspeshën në minutën e 78-të me anë të Kabal, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Atalantës për të çuar topin në rrjetë.
Vetëm dy minuta më vonë, Atalanta mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi kapiteni Marten De Roon u ndëshkua me karton të kuq, duke vështirësuar qëndrimin e tyre në lojë për më shumë se 15 minuta.
Në këtë takim u aktivizua edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili hyri në lojë në minutën e 64-të, duke zëvendësuar Opendën dhe duke dhënë kontributin e tij në fazën ofensive.
Pas këtij barazimi, Juventusi renditet në vendin e dytë të tabelës me 11 pikë, ndërsa Atalanta, ku luan edhe Berat Gjimshiti, mban vendin e katërt me 9 pikë.