Manchester United ka pësuar edhe një humbje në Premier Ligë, këtë herë në udhëtim ndaj Brentfordit me rezultat 3:1.
Vendasit nisën fuqishëm dhe kaluan në epërsi që në minutën e 8-të me golin e Igor Thiago, i cili shënoi sërish në minutën e 20-të për 2:0. Reagimi i “Djajve të Kuq” erdhi në minutën e 26-të, kur Benjamin Sesko ngushtoi diferencën në 2:1. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Manchester United kërkoi barazimin dhe në minutën e 76-të pati mundësinë më të mirë pas një penalltie, por Bruno Fernandes gaboi nga pika e bardhë. Në fund të takimit, Brentford vulosi fitoren me golin e Mathias Jensen, duke e mbyllur ndeshjen 3:1.
Pas kësaj humbjeje, Manchester United mbetet me vetëm 7 pikë pas gjashtë xhirove të para, aq sa ka edhe Brentfordi.