Operacion i policisë greke: Sekuestrohen mbi 1 ton marijuanë dhe arsenal armësh, arrestohen 6 shqiptarë

by informim peje

Një operacion i koordinuar i policisë greke, në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka çuar në arrestimin e gjashtë personave me prejardhje shqiptare, të dyshuar për kultivim, prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike, si dhe posedim të armëve ilegale.

Operacioni u zhvillua në disa zona të Athinës dhe Arkadias, ku u sekuestruan sasi të mëdha droge dhe një arsenal armësh. Sipas burimeve policore, në pranga ranë tre burra dhe tri gra, ndërsa kreu i grupit kriminal identifikohet si 39-vjeçari Fatjon Prendi, i cili ka precedentë penalë për tentativë vrasje dhe grabitje. Në hierarkinë e grupit renditet edhe 36-vjeçari Elson Ndreca.

banner

Përveç tyre, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët në ruajtjen, magazinimin dhe transportin e drogës dhe armëve: 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega, 35-vjeçarja Zoje Ndoj dhe 50-vjeçari Arben Mashi, i cili rezultoi të jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi dhe ka precedentë për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Gjatë kontrolleve, policia greke sekuestruar rreth 1 ton e 161 kilogramë marijuanë, 1640 rrënjë të bimës, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, si dhe 9 tabela Ecstasy. Vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara parashikohet të arrijë rreth 8 milionë euro.

Nga operacioni u sekuestruan gjithashtu dy pistoleta, një armë Kallashnikov, një granatë dore, 134 fishekë, një thikë, katër peshore elektronike, tri automjete, 17 celularë, si dhe shumë valuta të ndryshme, përfshirë euro, paund, dollarë amerikanë, kanadezë dhe franga zviceriane, përfshirë edhe 12,250 euro të falsifikuara.

Ky operacion vjen si rezultat i hetimeve intensive dhe bashkëpunimit mes autoriteteve greke dhe forcave speciale, duke goditur një rrjet të organizuar kriminal që vepronte në Greqi me ndikim në trafikun e drogës dhe armëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy