Policia gjen armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar armë dhe municione në podrumin e një ndërtese në Mitrovicën e Veriut.

Sipas komunikatës së lëshuar më 27 shtator, gjatë kontrollit në një objekt pranë sheshit “Car Lazar” janë gjetur dy pushkë, rreth 50 fishekë, pranga, maska, këllëfë armësh si dhe karikatorë të zbrazët.

banner

Nga policia është bërë e ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe më herët në pjesën veriore të Kosovës, kryesisht në zona të banuara me shumicë serbe. Më 18 shtator, policia kishte njoftuar për një gjetje të ngjashme në Zveçan, ku sipas ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, armët ishin në pronësi të njërit prej të akuzuarve për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Ky sulm kishte rezultuar me vrasjen e një polici të Kosovës, pasi një grup i armatosur serbësh kishte hapur zjarr ndaj forcave policore më 24 shtator të vitit të kaluar. Për ngjarjen, autoritetet kosovare fajësojnë Serbinë. Deri tani, prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, por vetëm tre prej tyre po përballen me gjykim, ndërsa të tjerët ndodhen ende në arrati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy