Në rrugët e Tiranës janë vendosur postera që shfaqin portretet e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët prej disa vitesh po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ky veprim simbolik tregon mbështetjen dhe nderimin që u bëhet ish-krerëve të UÇK-së, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, për rolin e tyre në luftën për liri dhe pavarësi.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shprehur vazhdimisht dhe publikisht mbështetjen e tij për kauzën e komandantëve, duke e cilësuar procesin ndaj tyre si të padrejtë dhe absurd.