Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Presidentin amerikan Donald Trump, takim të cilin e ka cilësuar si një dëshmi të marrëdhënieve të forta mes dy vendeve.
Në një deklaratë pas takimit, Begaj theksoi se lidhjet shqiptaro-amerikane janë të pathyeshme dhe përbëjnë një aleancë strategjike me rëndësi të veçantë për kombin shqiptar.
“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” deklaroi Presidenti Begaj.
SHBA mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në garantimin e sigurisë, forcimin e demokracisë dhe mbështetjen e stabilitetit në rajon.